Aktori i njohur humorit, Rezart Veleshnja, feston sot ditëlindjen e tij. E para që e ka uruar publikisht Rezartin ka qenë kolegia e tij e punës, Xhemi Shehu, e cila ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto me aktorin. Ata të dy shfaqen në ambientet e punës ku kanë lidhur një miqësi të mirë, ndërsa krahas fotos Xhemi ka shkruar urimin e saj. Rezarti ka lindur më 26 shkurt të vitit 1986 dhe sot ka mbushur 34 vjeç. “34 @rezart._.veleshnja ..edhe 80 vjec po keshtu do jesh???”- i shkruan Xhemi kolegut të saj.
Rikujtojmë se disa javë më parë, Rezarti pati një ankesë publike për aktorin Drilon Hoxha, pasi u shpreh se do të çohej nga studio nëse atë do ta ftonin në emision. Më tej, Driloni zbuloi arsyen e hatërmbetjes së Rezartit, e cila kishte të bënte me një film ku kishin luajtur së bashku.