Romeo Veshaj ditën e djeshme në emisionin ‘Thumb On”, foli për herë të parë për marrëdhëniet e tij me Jonida Maliqin. Ai pranoi se është ndarë me Jonida Maliqin në mënyrë paqësore. Por, nga ana tjetër, pas kësaj interviste, këngëtarja Jonida Maliqi ka postuar në rrjete sociale një shprehje, që duket një thumb për aktorin, Romeo Veshaj.

“Ji i njëjti person privatisht, publikisht dhe personalisht,”– është shprehja që ka ndarë këngëtarja në profilin e saj në Instagram. Me sa duket deklarata e fundit e Romeos: “Nuk jam vetëm. Të thuash jam single është si reklamë që t’i bësh vetëm. Jam single por kam pranë një b*thë të madhe”, nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares!