Mero Baze
Sot kemi katër qëndrime të Partisë Demokratike ndaj operacionit “Forca e Ligjit”, I cili po bëhet popullor me nofkën “Anti – KÇK”.
Qëndrimi I parë është I kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, I cili në reagimin e parë që ka pasur pas shpalljes së aktit normativ, nuk është shprehur kundër ligjit “Anti – KÇK”, por kundër qeverisë që do ta zbatoj atë. Basha tha se kjo qeveri është vetë një KÇK dhe nuk ka si të luftojë këtë fenomen.
Një deklaratë e tillë pranon nevojën e një operacioni të tillë, por thjeshtë mendon se këtë duhet ta bëj qeveria e tij dhe jo e Ramës. Ky është pretendim normal që mund ta ketë çdo opozitë, e cila ndjehet më shumë e zilepsur nga ajo që bën qeveria, se sa e shqetësuar.
E thënë nga kryetari I PD është dhe si qëndrim zyrtar.
Disa orë më pas, në foltren e PD janë shfaqur dy deputetë që mbulojnë çështjet kriminale në PD, për shkak të begraundit të tyre familjar dhe kulturor, Enkelejd Alibej dhe Flamur Noka. I pari me halle familjare me krimin, I dyti kokë e këmb I përzier me një strukturë policore të kriminalizuar politikisht .
Këta shpalosën një qëndrim që e thellonte qëndrimin pranues të Bashës për “Anti – KÇK”. Edhe këta nuk janë kundër operacionit Forca e Ligjit, por si njerëz me halle kriminale, nuk janë dakord me ata me të cilët ka nisur punë “Anti – KÇK”. Dhe për këtë kanë dhënë rekomandimet e tyre, për të treguar se të rrezikshëm nuk janë banditët që po bastisen, por kundërshtarët e tyre politikë.
Edhe pse nuk mund të merren seriozisht si përfaqësues të PD, ata kanë folur nga zyrat e PD dhe kanë thelluar qëndrimine Bashës që e njeh këtë operacion, por ka vrejtje për mënyrën nga kush zbatohet, e ndaj kujt zbatohet.
Qëndrimi I tretë është I Sali Berishës. Ai nuk e pranon fare “Anti – KÇK” dhe e konsideron atë një operacion fallco, duke u fokusuar tek qytetari digital. Aq shumë është I shqetësuar që ta shpall këtë operacion një fallcitet, sa në disa sajime të qytetait digital, postohen shënime sikur I shkruajnë vet viktimat e “Anti – KÇK” dhe I thonë që kjo gjë është fallco dhe gallatë. Ja një i tillë për shembull: “Doktor mirmbrema uroj te jeni mire familjarisht,ne jemi nje familje me probleme me Drejtesin,por sa per pasurin xhaxhit tim sot i eshte premtuar qe cdo gje e jona nuk do preket nga askush,mjafton qe Xhaxhi im mos te flase kurr edhe nese ndalohet per 24 ore!!!takimi sot ka qen me nje nga deputet me te rendesishem te partis ne pushtet!!sms e bera tani ngaqe kemi siguri me urdher nga larte,por arsyja eshte sepse po qeshim sesi tallen me popullin!!!zoti ju rujt o doctor”
Ky qëndrim në të vërtet është më interesanti dhe më inteligjrnti, pavarësisht se nuk është nga PD zyrtare. Qëndrimi I Berishës për ta qaujtur fallco “Anti – KÇK” dhe për tu treguar të gjithëve mos ta marrin seriozisht, flet realisht për mënyrën se si duhet të sillet një komandant krimi, që të mos I tremben ushtarët.
Rreziku më I madh që ka për tipa si Sali Berisha “Anti – KÇK” është rreziku që disa qendra të krimit që mbështesin atë dhe komandohen prej tij, të mos të tremben dhe të mos e braktisin.
Berisha duke tentuar ta zhvlerësoj “Anti – KÇK” dhe ta quaj fallco, është duke u thënë të mos tremnen, pasi këtë shikon si rrezikun më të madh nga ky operacion.
Dhe nuk e ka keq. Në mos bëftë ndonjë gjë të madhe i gjithë ky operacion, disa banditë do ti tremb dhe kjo atij I prish shumë punë, pasi I bie autoriteti si garant I tyre.
Qëndirmi I katërt nga PD që është dhe më llogjiku sikur të ishte zyrtar, sot është informal. Ai vjen nga Besnik Mustafaj ish Ministër dhe ish deputet I PD, ende afër saj, që e konsideron “Anti – KÇK” të paligjshëm dhe antikushtetues. Ky është më afër realitetit si opozitar dhe më I qartë në atë që thotë. E vërteta është se “Anti – KÇK” shkon në kufijë të debatueshëm kushtetues dhe ligjor, pamvarësisht qëllimit që ka kundër krimit. Dhe ai si një zë informal I opozitës ka të drejt ta ngrejë këtë shqetësim.
Problemi është se Partia Demokratike tani nuk është e qartë se çfarë duhet të bëj me “Anti – KÇK”. Disa e pranojnë, por e duan ta udhëheqin vet, disa duan të ndëshkohen disa lista që duan ata, kurse Berisha kërkon ta injoroj, se I tremben banditët. Janë aq shumë të hutuar nga kjo gjë, sa dhe sikur në selinë e SHQUP të kishin trokitur këta të “Anti – KÇK” nuk do ishin kaq përçart qëndrimet e tyre.
Qëndrimi I parë alibej Noka, rekomandojnë lsita pranojnë KCK
Qëndrimi I dytë I Berishës nuk e kck se është fallco
Mustafaj antikushtetuese
Basha eshte dakord por smund ta bej kjo qeveri