Një politikan i nivelit të lartë në Shën Pjetërburg dha dorëheqjen nga posti si kryetar i një prefekture komunale dhe u dëbua nga partia qeverisëse Rusia e Bashkuar, pasi gjatë bastisjes së policisë në shtëpinë e tij u zbulua një kazino sekrete.
Sipas medieve ruse, policia mësyu në banesën e Oleg Kalyadin, ku gjetën tavolina pokeri, ruletë dhe aparatura të tjera të lojërave të fatit.
Edhe pse Kalyadin tha se po merrte me qira pronën dhe nuk e dinte se çfarë kishte brenda, gjithsesi ai dha dorëheqjen. Pamjet filmike të aksionit të policisë u shpërndanë në internet.
Në vitin 2009, kazinotë ishin të jashtëligjshme në pjesën më të madhe të Rusisë, përveç zonave të përcaktuara në rajonin Altai, Krasnodar, Kaliningrad dhe Primorsky.
Вот так выглядит подпольное казино, обнаруженное в квартире главы муниципального образования: https://t.co/ToaYdkxK08 pic.twitter.com/joETPkqcIA
— 78 | НОВОСТИ (@good78news) February 8, 2020