Dy ditë më parë Stresi ishte i ftuar në “Why not” dhe gjatë emisionit, së bashku me Rozën realizuan një skeç ku inskenuan skenën e arr est imit. Ky skeç nuk u prit aspak mirë nga ish partnerja e Stresit, Keisi e cila shp ërt heu ashpër ndaj Rozës.
“Për atë prezantuese emisioni që e konsideron veten të aftë për komedi, nëse do ishe vërtet kaq e talentuar në atë fushë, do punoje te Portokallia dhe jo tek Why not. Më duket e çuditshme si një njeri mund të bëj një skeç të quajtur “Si ta bëjmë mizën balenë” dhe të preki mbi jetën time private, kur unë nuk kam lidhje me emisionin e saj. E dimë që çdokush në emisionin e vetë bën çfarëdo, por për këta individ që kanë platformën për të influencuar për mirë, bëjnë gjithçka përveçse të tregojnë respekt. Nëse të janë tharë idet dhe të duhet me patjetër tërheqësh vëmendje, ke shumë mënyra pa rënë në këtë nivel sepse të ta.llesh me eksperiencat, vu.ajtjet dhe ha.llet e të tjerëve s’është fort për të qeshur”, shkruante Keisi.
Roza ka reaguar sot pas deklaratës së Keisit duke postuar disa foto nga emisionit e duke u shprehur se e gjitha ishte një skeç e bazuar në historinë e vërtetë, por të hiperbolizuar. Roza shkruan se Stresi ra dakort ta bënin skeçin për të treguar sesi femrat mund të të fusin në telashe. “Stresi i ftuar në Why not me nje skeç të bazuar në një histori të vërtetë. Por e hiperbolizuar dhe e ekzagjeruar me ironi kundrejt realitetit dhe disavantazhit të të qenurit person publik. Kuptoni ironinë njerëz. Vetë i ftuari u pajtua me skeçin tonë. Femra gjithmonë është shkop ndër rrota, te një mashkull që është nën vëzhgim. Të gjithë ne njohim raste sesi femrat fusin hundët, kalojnë konfidencat dhe të hapin probleme. Sot për famë femrat bëjnë gjithçka”, shkruan Roza.