Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhesika Polo ka humbur nënën e saj. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë artistja me anë të një postimi në Instastory ku thotë se të afërmit të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit ditën e sotme. “Në orën 15:00 i japim lamtumirën të shtrenjtës tonë në Tufinë! Lamtumirë mam”, shkroi ajo.

Ndërsa tezja e Xhesikës, Valbona Mema i ka dhënë lamtumirën me një dedikim të ndjerë.
“Lamtumirë motra ime e shtrenjtë, qoftë i lehtë dheu për ty zemra ime”, shkroi Valbona pasi publikoi një foto me të motrën.