Sigurisht, kapërcimi i një zhgënjimi në dashuri nuk është diçka aq e lehtë sa mendojnë shumë njerëz, sidomos kur vjen nga dikush që do ‘të jepte jetën’ për të.Megjithatë, ka disa shenja që vuajnë shumë më tepër për këtë,duke e mbajtur dhimbjen me vete për shumë kohë.
Virgjëresha.Personat e kësaj shenje janë shumë të fortë, por ndihen shumë të zhgënjyer kur tradhtohen në një histori dashurie. Nuk mund t’i përballojnë pozitivisht sulmet, kritikat dhe situatat të cilat përfundimisht dalin jashtë kontrollit të tyre.Kjo shenjë mund të mos i tregojë qartë ndjenjat e veta, por e gjitha kjo bën që të traumatizohet dhe t’i duhet shumë kohë për të kapërcyer këtë ndjenjë kaq delikate. Nuk e harrojnë tradhtinë sespe besojnë se kështu sigurohen që s’do t’u ndodhë përsëri.
Demi.Demi gjithmonë i sheh gjërat nga këndvështrimi personal, gjë që bën që pritshmëritë e tij të jenë jashtëzakonisht të larta.Si të tilla, zhgënjimet kthehen në ‘dështime’ të mëdha për ta. Kjo përfundon duke e marrë shumë seriozisht këtë dhimbje që i shoqëron për muaj apo edhe për vite.
Dashi.Personat e lindur nën shenjën e Dashit janë plot qëndrim e forcë, por nuk janë në gjendje t’i përballojnë me lehtësi gjërat që nuk ndodhin siç dëshirojnë dhe i kanë ëndërruar ata.Mund të duket se ata kurrë nuk do të pendohen ose zhgënjehen, por në fakt e durojnë zhgënjimin në dashuri në qoftë se ndiejnë e kanë një pjesë të fajit.