Ka njerëz që në shkëmbimin e parë të shikimit e dallojnë që kanë kimi të paparë se ksuale. Në ato çaste i duket sikur thjesht janë bërë për njëri tjetrin dhe shtrati është pjesa që i lumturon më shumë. Ashtu siç ka të tjerë, që pavarësisht komunikimit, ndjejnë se s’kanë asnjë grimcë kimie. Na duhet t’ju themi se edhe për këtë “e kanë fajin yjet”! Që ta keni parasysh për takimin e radhës, më poshtë lexoni kombinimet e shenjave që s’kanë fare kimi me njëri-tjetrin!
1. Luan-Gaforre- Mes këtyre dy shenjave kimia mungon për shkak të koncepteve të ndryshme që kanë në lidhje me marrëdhëniet. Gaforret duan qëndrueshmëri emocionale, ndërkohë që Luani kërkon të jetojë momentin dhe shijon spontanitetin. Këto ndryshime vihen re lehtësisht edhe në shtrat. Jo pak herë, marrëdhënia mes tyre përfundon në lidhje toksike. 2. Virgjëreshë- Shigjetar- Një tjetër dyshe që duhet të mendohet mirë para se të përfundojë në shtrat është Virgjëresha dhe Shigjetari. Këto dy shenja mund ta acarojnë njëri tjetrin dhe ky tension ndihet edhe në aspektin sek sual.
3. Ujori- Bricjapi- Bricjapi është praktik, i qëndrueshëm dhe shumë kërkues kurse Ujori është i pavarur, aventurier dhe shpesh ngjan “arrogant” tek të tjerët për shkak të natyrës së tij kërkues dhe revolucionar. Një lidhje mes këtyre dy shenjave mund të funksiononte, por me shumë vështirësi.
4. Peshqit- Luani- Luani dhe Peshqit janë 150 gradë larg njëri tjetrit. Që këto dy shenja të përputhen është shumë e vështirë. Luani ka tjetër këndvështrim për se ksin dhe dashurinë, ndërkohë që Peshqit janë më shumë se romantikë. Kimia mes tyre është ~thuajse~ e pamundur!