Kim Kardashian dhe bashkëshorti Kanye West i dhanë së fundmi fansave një ide të ambienteve të brendshme të shtëpisë së tyre 60 milionë dollarëshe në Los Angeles, ndërsa Kim në një intervistë mbi dizajnin e shtëpisë së tyre pranoi se nuk e ka përdorur kurrë pishinën masive që besohet se ka kushtuar $50,000.

Çifti jeton aty me katër fëmijët e tyre pasi e ka blerë për $20 milionë në 2013 para se niste rinovimet e gjera nga brenda, që kanë zgjatur thuajse katër vjet. Familja u vendos në shtëpi në 2017 dhe fansat vazhdimisht janë habitur me atë që çifti ndan me ta në rrjetet sociale. Reperi Kyane West, 42 vjeç, insiston se stili i shtëpisë është i tipit “manastir belg futurist” që është frymëzuar nga fëmijët e tyre bija North, 6 vjeçe, djali Saint,4, bija Chicago 2, dhe tetë-muajshi Psalm. Ai shpjegon: “North ka qenë frymëzimi për dizajnin e shtëpisë sonë.”