Kina ka publikuar një udhëzues për të ulur presionin financiar në sektorët kryesorë kundër koronavirusit të ri. Subvencionet për ata që marrin pjesë në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale. Tatimi mbi vlerën e shtuar do të hiqet për tatimpaguesit në sektorë si transporti, furnizimi me ushqime dhe dërgimi i mallrave të përdorimit të përditshëm.

Udhëzimi gjithashtu rregullon politikat preferenciale tatimore për dhurimet vendase dhe të huaja. Udhëzimi pason një sërë politikash tatimore të shpallura javën e kaluar për të mbështetur parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, furnizimet, dhurimet dhe rifillimin e punës.