Teksa e gjithë bota është pushtuar nga f rika e Koronavirusit, ditën e sotme, ministri kinez i Financave, Liu Kun është shprehur se qeveria e Pekinit ka akorduar plot 71,85 miliardë yuanë, ose 8 miliardë paund, për të lu ftuar virusin, raportojnë mediat vendase, citon Syri.net.

Përmes një deklarate të publikuar në internet, Ministria shprehet se fondi në fjalë do të përdoret për të siguruar që qytetarët të mund të diagnostikohen dhe të trajtohen.

Fondet do të përdoren gjithashtu për të mbështetur përpjekjet e çdo rajoni në Kinë për të lu ftuar virusin dhe të mos ketë kufizime financiare, shton ministria e financave në njoftimin e saj.

Nisur nga të dhënat më të fundit, numri i vi ktimave të prekur nga virusi në fjalë aktualisht ka shkuar në 813, duke kaluar tashmë edhe virusin SARS, që shp ërtheu po në Kinë në vitin 2003, duke u marrë jetën 774 njerëzve.

Koronavirusi është kthyer tashmë në një alarm botëror, teksa janë regjistruar vi ktima edhe në SHBA, Itali, e shumë vende të tjera të botës.

Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur koronavirusin një emergjencë globale…