Dashuria është një nga ndjenjat më sublime që përjeton njeriu gjatë gjithë jetës. Duket sikur e gjithë jeta jonë është një udhëtim i vazhdueshëm drejt dashurisë. Dashurojnë shqisat, emocionet, por jo më pak edhe shenjat e horoskopit. Çdo shenjë dashuron në mënyrën e vet, megjithatë disa prej tyre nuk janë edhe aq fatlume në çështjet e zemrës. Living mund t’ju thyejë zemrën me këtë artikull dhe më poshtë do të njiheni me shenjën me më pak fat në dashuri për 6-mujorin e parë të 2020-s.

Binjakët

Edhe pse Binjakët janë një nga shenjat më pasionante të zodiakut, fatkeqësisht ose jo, marrëdhënia e tyre me dashurinë nuk është e tillë. Karakteri i tyre i dyjëzuar, dëshira për të kontrolluar gjithçka dhe mungesa e vullnetit për të marrë vendimet e duhura në momentin e duhur bën që shpeshherë të krijojnë një lloj barriere me partnerin a partneren. Shpeshherë është surrealist dhe i shmanget lidhjeve të dashurisë pasi i duket sikur dikush tjetër po fiton terren në jetën tij, sidomos në lirë e tij që e dëshiron aq shumë. Udhëhiqet gjithmonë nga emocionet dhe kjo i bën të paparashikueshëm. Kjo gjë i tremb partnerët e tyre.