Është një nga flamujt më të mëdhenj në historinë e Barcelonës, por marrëdhënia e tij me Newell’s Old Boys (klubin e vendlindjes dhe fëmijërisë) ka qenë gjithmonë e path yeshme. Lionel Messi lindi dhe u rrit në Rosario, luajti si fëmijë në sektorin e të rinjve të “Rojinegro” dhe asnjëherë nuk e ka fshehur faktin se një ditë do të dëshironte të kthehej përsëri aty ku e nisi. Ta imagjinosh sot kampionin argjentinas larg Barçës është një ushtrim i ndër likuar, por kontrata që e lidh atë me Blaugrana-t do të skadojë në vitin 2021. Për javë të tëra ka pasur zëra që flasin për një lamtumirë të mundshme e të bujshme nga “Camp Nou”. Ndër klubet, që ëndërrojnë ta shohin Messin një ditë në radhët e tyre, është Newell’s Old Boys.
Zv.presidenti Cristian D’Amico e pranoi këtë në një intervistë për “AS”: “Si tifoz ëndërroj që Leo të kthehet në shtëpi. Është diçka që ai e ka deklaruar publikisht, sepse e do shumë këtë klub. Natyrisht, nuk është e lehtë, duke pasur parasysh gjithçka që përfaqëson Messi, por do të ishte ëndrra e të gjithë argjentinasve. Shanset që ai të kthehet varen nga babai. Ne e duam shumë dhe kjo është shtëpia e tij. Ai është bërë shumë i njohur te Barcelona dhe do të admirohet për gjithçka ka bërë”.
Për t’u kthyer Messi në Argjentinë nuk do të jetë diçka e lehtë, gjithashtu dhe mbi të gjitha për arsye ekonomike: “Nga ky këndvështrim, është e pamundur për ne që të konkurrojmë. Kthimi i Messit është diçka që shkon përtej Newell-it, ëndërrohet nga të gjithë argjentinasit”. Kapitenit të Barcelonës i rezervohet fanella me numrin 10 te klubi i origjinës, që tashmë ka qenë në shpatullat e një legjende tjetër të futbollit botëror: “Maradona do të thotë shumë për ne. Ai është lojtari tjetër më i mirë në botë. Dashuria e tij për fanellën tonë është diçka që na mbush me krenari”.