Almeda Abazi është e martuar me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman dhe bashkë janë prindër të një djali të quajtur Efehan.Ajo tashmë vazhdon jetën dhe karrierën në Stamboll, dhe vazhdimisht reklamon produkte turke në profilin e saj.Ndërsa këtë herë po fliste turqisht për një krem fytyre, fansat i janë vërsulur duke e kritikuar pse nuk flet shqip.
Almeda u është përgjigjur me një postim duke ju thënë: “Oh Zot! Kush tha që e kam harruar shqipen??? Çdo javë, këto mesazhe marr nga ju, sa herë bëj videon. Kur është për të fol shqip, flas shqip. Video ka të bëjë me një marke turke, prandaj, detyrimisht flas turqisht (duke mos harruar që jetoj në Stamboll, Hello!!!)Nuk ju kam harruar asnjëherë dhe shumicën e rasteve flas dhe shqip. Vetëm se hedh një video turqisht në javë, nuk është nevoja të më vini në pikën e sharjeve. Unfollow po s’të pëlqeu se nuk kam as nerva”.