Pas mbylljes së Konferencës së Donatorëve të mbajtur sot në Bruksel për rindërtimin e Shqipërisë nga tërmeti i 26 nëntorit ka reaguar dhe Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit Oliver Varhelyi.

Me anë të një reagimi në Twitteri ai thekson se mbledhja e 1.15 miliardë euro për Shqipërinë është një mesazh i fortë për popullin e Shqipërisë se BE kujdeset për shqiptarët. Më tej ai thekson se tani do hedhim hapat dhe do nisim me zbatimin e rindërtimit