Kryeministri Edi Rama është takuar në Mynih të Gjermanisë me homologun e tij nga Kuvajti Sabah Al Khalid Al Sabah. Në fokus të diskutimeve gjatë takimit ka qenë rinmdërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit dhe konferenca e donatorëve që do të mbahet të hënën në Bruksel.

“Gjermani, Mynih – Takim me Kryeministrin e Kuvajtit, Sabah Al Khalid Al Sabah, me fokus Rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve të hënën në Bruksel”, shkruan Rama.