Komisioni i Venecias ka zbarkuar sot në Tiranë në kuadër të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, e cila shkaktoi një përplasje mazhorancë-Presidencë vitin e kaluar. I pari që do të nisë turin e takimeve me delegacionin është kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Mësohet se takimi mes Ruçit dhe këtij delegacioni do të nisë në orën 9:30, në Kryesinë e Kuvendit. Po ashtu bëhet e ditur se pas takimit me Rucin, delegacioni i Komisionit te Venecias do ketë takim me anëtarë te Komisionit Hetimor.

Ndërkohë, në axhendë përcaktohet se në orën 12:00 delegacioni i Komisionit të Venecias do të zhvillojë dhe një takim me presidentin Ilir Meta, ndërsa në orën 16:00 do të takohen me Arta Vorpsin. Pikërisht Kuvendi dhe Presidenca e kanë çuar të dyja në Komisionin e Venecias për opinion këtë çështje sot dhe nesër një delegacion ekspertësh do i prijë takimeve.