Në pikën kufitare të Kapshticës është shtuar personeli mjekësor që do të kontrollojnë udhëtarët që vijnë nga vendet e huaja, nëse kanë shenja të koronavirusit. Në dispozicion të tyre janë vënë tre termometra lazer.
Ndërklohë në terren qëndrojnë 4 mjekë të cilët alternohen me 3 turne. Ata bëjnë matjen e temperaturës si dhe intervistimin e udhëtarëve që futen në vendin tonë.