Në zonat malore trashësia e borës ka shkuar deri në 15 cm duke bërë që në segmentin rrugor të Dardhës, mjetet të përdorin zinixhirë nga kilometri 6 deri në 14.
Nga firmat kontraktore është punuar që prej mëngjesit në akset rrugore për kriposje dhe hapjen e rrugëve. Rekomandohet për drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në akset kryesore për shkak të prezencës së borës dhe lagështirës.