Gazetarja Rudina Xhunga teksa ishte e ftuar sot në rubrikën e përjavshme ‘Opinion’ në ‘News24’ deklaroi se shqiptarët duhet ta marrin seriozisht koronavirusin që ka shpërthyer në Kinës, duke u shfaqur dhe në vende të tjera të botës. Përballë moderatores Nisida Tufa, gazetarja pohoi se ekziston rreziku nga ky virus, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që për çdo shqetësim përgjigjen duhet ta gjejnë tek mjeku.
“E marrim me të qeshur dhe themi; është në Kinë, nuk vjen këtu Koronavirusi. Në botë, ndodhi ajo që nuk mendohej. U mbyllën linjat ajrore në Itali, në Britani. E mira është që ta marrim seriozisht, pasi jemi pjesë e botës. Ajo që vë unë re është; “Ë mo se ka plot kinezë”. Unë u mundova ta shoh përtej këtij lajmi. Unë realizova një lidhje me një radio kineze që flasin në shqip, një shqipe të mrekullueshme. Ato gra që janë kineze, kanë dhe një emër në shqip. Kinezët janë njerëz që dinë shqip. Thonë; mirë u takofshim. Ata janë në shtëpi, nuk dalin. Njëra nga zonjat më tregoi se si djali i saj kishte pikturuar virusin kinez, Koronavirusin, që ishte jashtë dhe nuk futej dot brenda në shtëpi. Ajo zonjë më tha; “Jeta jonë është e rregullt. Optimizmi nuk mungon në vendin tonë”.
Ndaj optimizmi i saj më preku. Njerëz si ajo janë duke u prekur nga koronavirusi. Ne jetojmë në një botë….e tillë është bota. Transmetojmë të keqen. Njerëzit nuk duhet t’i tregojnë përgjigjet në portale, po çfarë të them unë?! Uroj mos të prekemi. Unë jam gazetare. Por përgjigjen duhet ta marrim tek mjeku. Përtej kësaj urrejtjes së madhe që kemi për mjekët kur themi; “është radhë. ‘Po’ ka radhë, pasi ka fluks të sëmurësh. Pyetja është; a duhet të marrim mallra nga Kina? Nuk transmetohet virusi. Por nuk vijnë dot mallra nga Kina, pasi janë bllokuar rrugët. Rreziku është tek rrobat e përdorura. Duhet të kujdesemi për higjienën, larjen e duarve. Jemi ura lidhëse mes mjekut dhe njerëzve”, pohoi Xhunga.
Teksa u ndal te masat e ndërmarra në vendin tonë për këtë virus, Xhunga tha se nuk duhet të përjashtohet fakti dhe të ecën me idenë se Shqipëria është e paprekshme. “Mund të vijë dikush këtu pas 14 ditësh. Nuk duhet të përjashtojmë faktin se Shqipëria është e paprekshme. Gjithë bota po flet për vaksinën e koronavirusit. Por një italiane që kishte rrogën 1500 euro është në grupin e mjekëve për vaksinën e koronavirusit.”, -tha ajo. Po ashtu Xhunga komentoi edhe radhët e gjata në urgjencën e Pediatrisë, ndersa theksoi se kjo vjen për shkak të fluksit nga virozat dhe gripi në këtë sezon.
“Të flas nga eksperienca personale. Unë jam nënë, s’jam mjeke. E kam çuar fëmijë dhe kam bërë këtë pyetje; “pediatrët në Shqipëri të vonojnë dhe kanë probleme”. Por pediatri i vajzës më ka thënë të kundërtën. Ja vë ‘fajin’ dhe frikës sonë të madhe se kur ndodh e keqja s’ka mjekë. Tirana nuk është Tirana, por Shqipëria, tek ai pavioni që është plotë. Jo të gjithë kanë mundësi që të shkojnë te privati. Nuk mendon se janë më të mirët të mundshëm. Duke qenë nënë e një fëmije, pediatrët janë më të mirët e këtij vendi. Kam besim tek ata. Kanë dhe ata fëmijë. Duhet të kujtohemi dhe t’i themi; faleminderit që jeni.”, tha në mbyllje Rudina Xhunga.