Ambasada e Shqipërisë në Gjermani bën të ditur se “nisur nga njoftimet e sotme të mediave gjermane, rezultojnë raste të reja të konfirmuara me koronavirus në landet Hessen dhe Hamburg”. Këto vijnë pas rasteve të konfirmuara në landet Nordrhein-Westfalen, Baden-Württemberg, Bayern und Rheinland-Pfalz. Ambasada këshillon shtetasit shqiptarë që jetojnë në Gjermani që të shmangin vendet me grumbullime njerëzish përfshirë edhe spitalet.
“Sipas eksperteve edhe Gjermania është para fillimit të epid emisë. Këshillohet shmangia e vendeve me grumbullime njerëzish, përfshirë edhe spitalet. Në rastet e dyshuara këshillohet të qëndrohet në shtëpi dhe të njoftohet menjëherë mjeku i familjes, i cili ju udhëzon për çdo veprim të mëtejshëm”, njofton Ambasada e Shqipërisë në Gjermani.