Udhëtimet në shkollë, projektet e shkëmbimit dhe binjakëzimet për shkollat e të gjitha niveleve u pezulluan deri në 15 mars. Kjo është ajo që parashikon dekreti për koronavirusin. Rimbursimi parashikohet për ata që kanë paguar tashmë për udhëtimet, shkruan tgcom24.

Mungesat e studentëve mbi 5 ditë do të justifikohen me një çertifikatë mjekësore dhe shkollat e mbyllura për raste urgjente do të jenë në gjendje të zhvillojnë metodat e mësimit në distancë.