“Tërmet” edhe në bursë. Ari shënoi një ngjitje në tregjet aziatike. Përhapja e koronavirusit, rreziqet e të cilit janë njohur edhe nga G20, e shtynë metalin e çmuar në nivelin më të lartë në shtatë vitet e fundit.
Në vend të kësaj, çmimi i naftës shënoi ulje. Brent,nafta e papërpunuar evropiane, humbi më shumë se 3%, ndërsa American Ëest Texas Intermediate ra me 3%. Frika për përhapjen e epidemisë ka dhënë efekt edhe në bursat evropiane, të cilat janë hapur me rënie. Piazza Affari shënon një -3.5% në hapje ndërsa Londra lë 2%, Parisi humbet 2.55% dhe Frankfurti humbet 2.56%.