Zelanda e Re ndaloi përkohësisht hyrjen për të gjithë shtetasit e huaj, të cilët kanë udhëtuar ose kanë kaluar nëpër territorin e Kinës, deklaroi sot kryeministrja, Jacinda Ardern.Masa do të hyjë në fuqi të hënën dhe do të vazhdojë për 14 ditë, në përpjekje për të kufizuar përhapjen e koronavirusit që shpërtheu në Kinë.
“Është shumë e rëndësishme që të mbrojmë Zelandën e Re nga virusi dhe të luajmë rolin tonë në përpjekjen globale për ta kufizuar atë”, deklaroi Ardern.