Ervin Mete është emëruar në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Vendimi është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Mete, i cili më herët mbante postin e zv.ministrit të Financave u lirua nga detyra më 22 maj të vitit 2017. Ndërkohë, në shtator ishte në krye të Bordit të AMF-së.

Ai ka zëvendësuar Ervin Koçin, të cilit i mbaroi mandati. Koço ka qenë deputet i Partisë Socialiste dhe dorëzoi mandatin në mars të vitit 2017.