Partia Socialiste votoi në kongres unanimisht, statutin e ri me ndryshimet. Deputeti Alket Hyseni në një prononcim Report Tv tregoi ndryshimet në statutin e ri të PS-së, që përfshin si risi krijimin e Librit të Rregullave të partisë. Çfarë parashikon kjo e shpjegon Hyseni “Në sesionin e dytë, të Kongresit, u miratuan ndryshime teknike në statutin e PS-së. U vendos krijimi i Librit të Rregullave që përmbledh rregulloret e organeve të partisë, kodin e zgjedhjeve, kodin e etikes, cdo udhëzim për funksionimin e institucioneve te PS. U fut në statut koncepti i bashkë-drejtimit burrë-grua, që më parë ishte si udhëzim nga kryesia e PS. Vendoset kontrolli i integritetit dhe figurës, bazuar në legjislacion. U sanksionua se kush nuk reflekton të vërtetën, kush nuk tregohet i sinqertë për aktivitetin e tij, merr përsipër sanksionet jo vetëm në aspektin e përgjegjësise ndaj ligjit, por edhe me përjashtimin nga partia. Dokumenti u miratua njëzëri nga të gjithë dhe do ta ndihmojë PS-së për zgjedhjet, jo vetëm një for cë perfekte në organizim”.
Sa i përket kërkesës së 10 k ritikëve për mocion Hyseni tha se “Jo se nuk u morën për bazë u diskutua me vëmendje, disa kishin të bënin me statutin që ishin të evauruara. Kërkesat i paraqiten grupit të punës, të gjitha ata shokët që disa ishin anëtarë partie dhe disa jo. Në mbledhjen e ardhshme të asamblesë do të shtrohen për diskutim”.