Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një video ‘funny’ nga aplikacioni Tik-Tok. Një vajzë pyetet se kush është Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe ajo përgjigjet: Erion Veliaj. “U bëfsh 100 vjeç o goce, se duhej pak humor në këtë ditë gri. Të ka Lali xhan, mos e vrit mendjen ç’a thotë bota”, shkruan Veliaj me humor e dashamirësi për vajzën.