Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë në Samitin e Londrës ku morën pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor se Kosova duhet ta heqë tarifën 100 % të vendosur ndaj mallrave të tyre, shkruan media serbe Tanjug.
“Fatkeqësisht, ne kemi një tarifë të vënë prej 100 % nga Prishtina ndaj mallrave tona dhe të Bosnjës. Shpresoj që Albin Kurti do ta shqyrtojë këtë, sepse ne kemi nevojë për lehtësira të tregtisë në mes për të krijuar mjedis të favorshëm për biznes”, ka thënë Brnabiç.