Paraditja vijon nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Për pasojë alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të dominojnë në vend. Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave në zonat malore, por zona e ulët dhe bregdeti mbeten me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimumi deri në 17°C maksimumi në rang territori. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë, sipas meteoalb.
Rajoni dhe Europa- Sot do të vijojë ndikimi i vranësirave dhe reshjeve të dendura të dëborës në Europën Veriore, Lindore dhe atë Qendrore, po ashtu me reshje shiu mbeten Ishujt Britanikë. Ndërsa kthjellime mbizoterojne në Europën Jugore.