Marash Kumbulla është e sigurt që në verë do të ndryshojë ekip. Qendërmbrojtësi po vëzhgohet nga shumë klube të mëdha europiane dhe mes tyre është edhe Manchester United.Gjiganti anglez në verë do tentojë të bëjë disa afrime dhe për mbrojtjen emri i Kumbullës shikohet si ideali.
“The Sun” ka publikuar një artikull dhe pasqyron se si mendohet të ndryshojë United pas shpenzimit 274 milion sterlinave. 25 prej tyre shkojnë në arkat e Hellas Verona për Kumbullën.Jadon Sancho i Borussia Dortmund është ëndrra më e madhe, ndërkohë që Solskjaer kërkon në ekipin e tij edhe Jack Grealish James Maddisson.Një ndryshim total në mesfushë për United, që vitet e fundit po kalon një krizë në aspektin e rezultateve.