Në muajin maj të vitit 2016, këngëtari i njohur Sinan Hoxha u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Andrra Destani, solli në jetë një djalë të cilit çifti i vendosi emrin Ansi. Tashmë, Ansi është 4 vjeç dhe çifti sigurisht që ka plane për ta zgjeruar familjen. Për këtë, Andrra ka folur në një mini-intervistë me ndjekësit në InstaStory, ku e kanë pyetur për bebushin numër dy.
Partnerja e këngëtarit ka publikuar një foto të vjetër të sajën kur ishte shtatzënë, ndërsa është shprehur: “Edhe pak (kur të jetë e shkrume)”
Pra çifti s’ka ndërmend të presë gjatë për ta bërë Ansin me një motër ose një vëlla.