Pavarësisht se kanë kaluar rreth 5 festa ditëlindjeje bashkë, ky është ndër urimet më romantikë që Armina Mevlani i ka bërë partnerit të saj! Shkëlzen Berisha feston sot 41-vjetorin e lindjes dhe në këtë përvjetor Armina i shprehu ndjenjat e saj në mënyrën më të veçantë. Ajo ka publikuar në Facebook dy foto ku shfaqet me Shkëlzenin duke kërcyer dhe uron që gjithë jetës të jenë ashtu.
“Shume urimet me te bukura partnerit tim ne jete , dashurise sime dhe mikut tim me te mire te zemres! Per mua ti je gjithcka dhe shpresoj te kercejme keshtu valsin e jetes deri ne fund,te lumtur dhe plot besim e dashuri ❤️. Kjo date per mua shenon daten speciale te lindjes se personit qe me ben kaq te lumtur. Edhe 100 shpirt”, shkruan blogerja.