Presidenti i La Liga, Javier Tebas, ka përshëndetur përmes rrjeteve të tij sociale vendimin e UEFA-s për të përjashtuar Manchester City nga të gjitha kompeticionet europiane për dy vitet e ardhshme, për shkak të dhu nimit të Fair Play Financiar.
“UEFA më në fund po aplikon masa vendimtare. Zbatimi i rregullave të Fair Play Financiar dhe ndëshkimin e dopingut financiar janë thelbësore për të ardhmen e futbollit. Kemi vite që kërkojmë sanksione të forta ndaj Manchester City dhe Paris Saint Germain. Më mirë vonë, se kurrë”, shkruan Tebas.