Në një kohë kur e gjithë bota po dridhet nga Koronavirusi, një lajm i mirë ka ardhur nga Italia. Një grua kineze është shëruar vetë nga virusi, pasi ishte e shtruar në spitalin ‘Spallanzani’ në Romë që në muajin janar. Gruaja në fjalë gëzon shëndet të plotë dhe lajmi i mirë është bërë i ditur nga vetë ministri i Shëndetësisë Alessio D’Amato, por nuk jepen detaje të tjera.

Coronavirusi në Itali ka shënuar deri më tani 12 vik tima dhe ka infektuar 322 të tjerë. Ditën e sotme janl konfirmuar rastet e para të të prekurve në Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut.