Skuadra e Lakers konsolidon pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 116-86 ndaj Golden State. Edhe pse pa LeBron James, skuadra e Lakers ishte superiore në parket, duke e dominuar takimin. Më i miri në parket ishte Davis me 23 pikë. Fiton edhe Oklahoma, që mundi 112-108 Sacramento, ndeshje me riva litet dhe emocione deri në fund. Gallinari me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për Thunder, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Barnes për miqtë.

Në Lindje, skuadra e Indiana fitoi 106-100 ndaj Portland, takim ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Të pestë titullarët e Indiana realizuan mbi 10 pikë (Sabonis 20 pikë e 11 rebound më i miri), ndërsa 28 pikë e McCollum mbetën për statistikë. Pa probleme fiton Philadelphia, që mposhti 115-106 New York, me Harris që realizoi 34 pikë.