Më 16 shkurt, në Çikago do të zhvillohet ndeshja e “All Star Game”, ku do të luajnë të gjithë yjet e NBA-së. Kjo ndeshje do të jetë një dedikim për Kobe Bryant, i ndarë nga jeta 10 ditë më parë, pas një aksidenti ajror. Gjithsesi, LeBron James, një nga kapitenët e dy skuadrave, ka vendosur të mos mbajë asnjë nga dy numrat (8 dhe 24) që ka patur në karrierën e tij Kobe Bryant.

LeBron James ka vendosur të mbajë nr.2 në fanellën e tij. Ky është numri që ka patur Gianna, vajza e Kobe Bryant, që gjithashtu humbi jetën në këtë aksident ajror. Ndërsa Giannis Antetokounmpo, kapiteni i ekipit tjetër, ka zgjedhur të mbajë në fanellën e tij nr.24. Për pasojë, të gjithë lojtarët e ekipit të LeBron do të kenë në fanellën e tyre numrin 2, ndërsa lojtarët e ekipit tjetër do të mbajnë numrin 24 në fanellën e tyre.

“Zgjodha numrin 2 të vajzës së tij Gianna duke menduar për vajzën time, Zhuri. Edhe unë jam një baba i një vajze, ashtu si Kobe. Nuk e kisha parë kurrë kaq të lumtur jashtë fushe këto 3 vitet e fundit, pasi po i dedikohej me kohë të plotë familjes dhe vajzave të tij. Kur e takoja, përballë tashmë kisha një baba”, tha LeBron James.