Nuk ka më dyshime! Rey Manaj është shtuar në listën e Barcelonës në Champions League. Lojtari shqiptar bën pjesë te sulmuesit dhe do të mbajë numrin 41 në shpinë. Lushnjari bën një arritje të madhe me Setien që e ka futur në skuadrën e tij.
Lojtari mund të shfrytëzojë dëmtimin e Luis Suarezit dhe Dembelesë për të debutuar me ekipin e parë. Ai shpreson që të arrijë diçka të tillë, pasi do të ishte një ëndërr e kthyer në realitet për futbollistin e kombëtares sonë.
Largimet e shumta nga ekipi katalanas dhe afrimet e pakta kanë bërë që të ketë vend dhe për Manajn. 22-vjeçari la në janar ekipin e Albacetes dhe u transferua tek ekipi i dytë i Barcelonës. Ai ka debutuar me skuadrën B ku ka shënuar dhe ka marrë një karton të kuq.