“Reds” duan ta “blindojnë” mbrojtësin më të mirë në botë me një kontratë afatgjate Liverpool po përgatitet t’ia ofrojë Virgil van Dijkut një kontratë të re pesëvjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Football Insider”.

Rroga e qendërmbrojtësit holandez do të rritet në 150 mijë funte në javë me bonuse, derisa me kontratën aktuale ai do t’i marrë afro 60 milionë euro. Van Dijk i ka zhvilluar 24 ndeshje në Premierligë me Liverpoolin këtë sezon duke i realizuar katër gola. Pa dyshim, përfaqësuesi holandez është mbrojtësi më i mirë në botë për momentin. Ai është i pakalueshëm për kundërshtarët, ndërkohë që shquhet edhe për pasimet e shpeshta dhe të sakta për bashkëlojtarët.