Ish-lojtari i Liverpoolit, Steve McManaman, beson se klubi anglez duhet ta shqyrtojë mundësinë për ta kthyer Philippe Coutinhon në Anfield, duke thënë se mund të ketë hapësirë në skuadër shkaku i spekulimeve se Xherdan Shaqiri mund të largohet në fund të sezonit.

Liverpooli i ndau rrugët me yllin brazilian gjatë afatit kalimtar të janarit të vitit 2018, kur ai u shit për 160 milionë euro në Barcelonë, transmeton Gazeta Express.Me ato para që Liverpooli i mori nga shitja e Coutinhos, trajneri Jurgen Klopp arriti të bëjë përmirësim të dukshëm në skuadër, veçanërisht me transferimin e qendërmbrojtësit Virgil van Dijk nga Southamptoni.Prurjet e reja në Anfield kanë pasur shumë sukses dhe kanë arritur të ndihmojnë në triumfin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, përderisa Coutinho ka dështuar në Camp Nou dhe është dërguar në formë huazimi në Bayern Munich.

Megjithatë, ish-lojtari i “Reds”, Steven McManaman, beson se 27-vjeçar do të pritej me krahë të hapur në skuadrën e Liverpoolit, pasi që që klubi anglez mund të ketë hapësirë në skuadër shkaku i spekulimeve se Xherdan Shaqiri mund të largohet në fund të këtij sezoni.“Liverpooli mund të vendosë ta kthejë Philippe Coutinhon në skuadër. Nuk do të më pengonte ta shihja atë sërish në Liverpool. Ai është një lojtar brilant, por gjithçka varet nga aspekti ekonomik”, ka thënë McManaman.“Nëse ata mund ta sjellin Coutinhon në klub për një çmim të arsyeshëm dhe ti shesin dy-tre lojtarë që s’luajnë rregullisht, atëherë ky plan mund të ketë sukses. Ka spekulime se Xherdan Shaqiri mund të largohet në fund të këtij sezoni dhe se Adam Lallana do të dëshironte të luante më shpesh”.

“Nëse ka hapësirë, atëherë unë do të doja ta kisha në skuadër sërish Coutinhon, pasi që ai ishte i mrekullueshëm për Liverpoolin. Ai është tipi i lojtarët që mund ta ndryshojë lojën kur nuk funksionon plani A”.“Ai shënoi shuma gola të mrekullueshëm për Liverpoolit dhe mendoj se tifozët do ta pranon atë për kontributin që e kishte dhënë, përkundër që do të duhej ta rifitojë zemrën e tyre pasi kishte kërkuar të largohej”.Shaqiri është spekuluar se mund të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni, në kërkim për më shumë minuta lojë, pasi që këtë sezon ka luajtur shumë pak minuta – shkaku i edhe lëndimeve që e kanë penguar.