Policia e Shtetit arrestoi ditë më parë disa persona, të cilët akuzohen se kanë organizuar lojëra fati në mënyrë të paligjshme.Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për disa nga të arrestuarit në aksionin për “Lojërat e fatit”.Gjykata dha masën ‘arrest në shtëpi’ për Redienel Hamollin. Gjykata dha masën ‘arrest me burg’ për Erjon Kreka, Igliu Spaholli.Po ashtu, gjykata dha “arrest me burg” për Klajdi Kuqon dhe Elvis Brahimin.Në burg mbeten edhe shtetasit Melaim Hyka dhe Taulant Reci. Kurse, “arrest në shtëpi” u dha për Endri Osmanajn.Gjykata caktoi “arrest me burg” për Ilirjan Ballën dhe Erjon Mujën. Po ashtu, gjykata ka dhënë “detyrim paraqitje” për Ledion Malicikën.Në burg janë lënë edhe shtetasit Ali Caushi dhe Mario Ylli. Nga gjykata u dha masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për Klevis Dedja dhe Isuf Taton. U lanë në burg shtetasit Dritan Dema dhe Ines Salija.
Ndërkaq, në burg mbeti edhe shtetasi Romir Hamitaj, ndërsa u dha “detyrim paraqitje” për Drini Gora dhe Edrian Myftari. Gjykata la në burg shtetasin Axhildo Kashari, kurse u dha detyrim paraqitje për Denis Hyskon.Po në burg mbeten shtetasit Axhildo Kashari, Igli Oboni dhe Klajdi Tosku, kurse u dha “detyrim paraqitje” për Arjan Tasellarin e Krejstjano Jaicarin.Mësohet se 84 të arrestuar të tjerë në kuadër të operacionit për ndalimin e lojërave të fatit do të dalin nesër para gjykatës, për t’u njohur me masat e sigurisë.