Loredana ka radhitur një tjetër sukses në karrierën e saj! Reperja me origjinë shqiptare ishte sot e ftuar në një event prestigjioz të muzikës Zvicerane Swiss Music Awards ku fitoi një trofe për muzikën më të mirë. Në momentin që moderatorja tha emrin e Loredanës ajo u ngrit në këmbë dhe përqafoi partnerin Zuna, i cili ndodhej pranë saj! Sot më shumë se kurrë ajo kishte nevojë për partnerin e saj që t’i qëndronte pranë dhe ta mbështeste. Pranë Loredanës ishte dhe vëllai i saj, i cili pak orë më parë publikoi një foto me Zunën në profilin e tij.

Arsim Zefi ka pozuar përkrah reperit të famshëm gjerman, si për të konfirmuar të gjitha zërat që po përfliten për lidhjen e re të motrës së tij Loredana. Ai është dakord dhe e mbështet këtë mar rëdhënie që me sa duket është bërë familjare tashmë!