Dilemë që siç duket e kanë edhe ata që i njohin nga afër, ashtu si Fifi, e cila sapo hyri në skenën e Klanifornia në Televizionin Klan, u përball pikërisht me pyetjen se cila prej motrave ishte e preferuara e saj. Pasi mori përgjigjen se ishte pikërisht ajo e preferuara e këngëtares, moderatorja Marina Vjollca iu drejtua me humor nga ekrani së motrës Luana si “triumfuese”.
Fifi: Nuk m’u ndanë motrat Vjollca.
Marina Vjollca: Nuk t’u ndanë fare.
Fifi: Jo.
Marina Vjollca: Kush është e preferuara? Kot sa e bëj pyetjen, se ti mua tani më takove për herë të parë.
Fifi: Në një intervistë kam thënë që je ti.
Marina Vjollca: Vërtetë? Luana…
Fifi: Por tani…
Marina Vjollca: O Fifi kaq ka lezet, pse duhet ta zgjasim më tepër.
Fifi: Por tani që e kam njohur Luanën, prap je ti.
Marina Vjollca: Luana, lëre fare.