Interi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Udinese me rezultat të pastër 0-2.
Kjo fitore erdhi fali një paraqitje fantastike të sul muesit belg Romelu Lukaku, i cili shënoi dy gola. Belgu ka folur pas ndeshjes me Udinesen, duke thënë se ndeshja e Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës i ka dhënë vetëbesim lojtarëve.

“Ndeshja kundër Fiorentinës në Kupën e Italisë na dha vetëbesim për të vazhduar me rezultate të mira”, tha Lukaku. Ish-anëtari i Chelseat dhe Manchester Unitedit ka deklaruar se e dinte që nuk do të jetë e lehtë përb allja me Udinesen. “Ne e dinim që nuk do të ishte e lehtë këtu, në Udine, por në pjesën e dytë bëmë mirë”.

“Kemi shënuar dy gola dhe morëm tri pikët. Ishte një fitore e rëndësishme në rrugëtimin tonë. Tani duhet ta mbajmë lart moralin dhe ta përqendrojmë vëmendjen te derbi kundër Milanit”, ka deklaruar Lukaku.