Banu njofton bashkëshortin e saj se Derini ka leucemi. Kemal ndryshon sjellje ndaj Mesudes. Defne fillon përgatitjet për ballon e shkollës. Tefikun e vret ndërgjegja që i mbajti paratë e Xhemres. Meral dëshiron të shkojë në ballo por nuk ka fustan.

Banu shkon në jetimore dhe kërkon të takojë Kaderin. Songyl i bërtet Banus t’i qëndrojë larg Kaderit mirëpo kjo e fundit nuk ndahet dot nga nëna e saj. Banu i thotë Kaderit se Derini u sëmur për faj të saj. Nerimanit i vjen keq për Kaderin dhe përpiqet ta shpëtojë.

Në gjendje të dehur Tefik vendos t’i tregojë të vërtetën Xhemres. Ai shkon në jetimore për të folur me Xhemren por Nazan e ndalon. Mesude i kthen paratë Nazanit. Defne pranon të shkojë në ballo me Burakun për të bërë xheloze shoqen e saj.

Gokhan e lëndon Xhemren duke i kujtuar jetën e saj të vjetër. Gynej i kërkon Songylit të shkojnë bashkë në ballo por ajo nuk pranon. Gynej i shpreh ndjenjat Songylit por ajo mendon se ai po tallet. Xhemre gjen varësen e saj.

Toprak fton Gokhanin në konkursin e basketbollit. Kader bind Songylin ta pranojë ftesën e Gynejt për të shkuar në ballo. Gynej prej inatit fton Defnen të shkojnë bashkë./revistawho