Gokhanin e marrin në komisariat me akuzën se ka vendosur zjarrin në ballo. Bashkëshorti i Banus e punëson Kemalin si shoferin e tij. Vajzat planifikojnë t’i bëjnë një surprizë Xhemres. Drejtori paralajmëron Gokhanin për përjashtim nga shkolla.

Defne e shpëton Gokhanin dhe thotë se ajo ndodhej pranë tij para se të binte zjarri. Xhemre vendos t’ja kthejë paratë Nazanit. Ejlyl del me Serkanin por Kemal e gjëmon nga pas. Serkan zihet me Kemalin. Xhemre kthehet në jetimore dhe bashkohet me mikeshat.

Ejlyl, Songyl, Kader dhe Meral nuk arrijnë dot ta bëjnë surprizën pasi Xhemre vjen papritur. Vajzat vendosin ta bëjnë së bashku surprizën. Një vajzë e re vjen në konvikt dhe vajzat vendosin t’i qëndrojnë pranë. Kemal i kërkon Mesudes të zbukurohet dhe mos ta lërë veten pas dore.

Mesude gjen një kupon në pantallonat e Kemalit dhe mendon se ai i ka blerë dhuratë. Në fakt ai i ka blerë një palë këpucë Ejlylit dhe ia çon në jetimore. Ejlyl gëzohet për dhuratën dhe mendon se ia ka blerë Serkani.

Gynej vendos të shesë në treg në mënyrë që të jetë pranë Songylit. Ejlyl del me Serkanin dhe mëson se ai nuk i ka bërë dhuratë. Ajo kupton se prapa kësaj fshihet Kemali. Banu shkon në jetimore dhe i thotë Kaderit se ka vendosur që ta marrë atë./revistawho