Ditën e sotme, në rrjet u përhap lajmi se blogerja Armina Mevlani dhe partneri i saj, Shkëlzen Berisha, do të kurororëzoheshin me martesë në fshehtësi këtë pranverë. Megjithëse Armina kishte treguar gjatë një interviste se çifti nuk ishte ende gati për një dasmë, agjenti i “Thumb On” tregoi se Armina dhe Shkëlzeni do të martohen këtë pranverë në Itali dhe pritet të jetë një dasmë madhështore.
Sipas tij, në dasmvë do të ketë shumë të ftuar nga politika dhe personazhe të njohur të ekranit. Mirëpo, këto lajme nuk kanë rezultuar të vërteta pasi Armina i ka mohuar për “Anabel.al”. Sipas blogeres, nuk ka dasmë as këtë pranverë, ndërsa ende nuk dihet se kur e ka ndarë mendjen çifti të martohet. “Duhet të jemi të dy gati dhe kjo do kohë organizimi. Nuk ka dasmë në vitin 2020,” tha më herët Armina gjatë një interviste.
Armina dhe Shkëlzeni janë përfolur shpeshherë për martesë, që prej vitit 2018, pasi u fejuan në një ceremoni shumë private me 30 të ftuar. Dyshja ka një histori të gjatë dashurie. Ata janë bashkë prej pesë vitesh dhe bashkëjetojnë tashmë prej disa kohësh.