/Më shumë se 40 mijë të porsalindur kanë përfituar nga bonusi i bebes, programi i mbrojtjes sociale i qeverisë, që vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se programi i mbrojtjes sociale i qeverisë vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë me 40,000 lekë nëse është fëmija i parë i familjes, 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.

Një nënë e cila sapo ka lindur shprehet se ka përfituar 800 mijë lekë me fëmijën e saj të dytë. “Për bonusin jam shumë e kënaqur sepse vjet kam lindur vajzën, 400 mijë lekë bonusi i parë dhe i dyti me djalin 800 mijë lekë”, -thotë ajo. Po kështu, një tjetër nënë thotë se “kjo është lindja ime e dytë. Të dyja i kam bërë tek materniteti “Koço Glozheni”. Sa i përket bonuesit është një shpërblim shumë i mirë për familjet shqiptare”.

Ministrja Manastirliu ka bërë të ditur se janë 2519 fëmijë që kanë përfituar bonusin të lindur në spitale jopublike. Bonusin e kanë përfituar 11,057 të lindur jashtë vendit por të regjistruar në Shqipëri.