Pas 5 netësh spektakël, më në fund “Sanremo” e ka një fitues për edicionin e 70-të të tij.Pas televotimit, gara e fundit ishte mes artistëve Francesco Gabbani-t dhe Diodato-s.Fitues u shpall ky i fundit me këngën “Fai rumore”.Tashmë Diodato është zyrtarisht përfaqësues i Italisë në festivalin e “Eurovizion”.
Mbrëmjen a kaluar, “Sanremo” mbylli me sukses transmetimin, pasi riktheu shikueshmërinë e humbur.Për edicionin e 70-të shikueshmëria ishte 54% më e madhe dhe kishte 40 vite që pritej për këtë shifër.Kujtojmë se në natën e tretë të spektaklit mori pjesë edhe Alketa Vejsiu.Ajo prezantoi krah Amadeus-it dhe tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave italiane.