Pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, tema kishte të bënte me çiftet dhe të ftuarit ishin Lorenc Jemini, Sofia Jemini, Xhensila Pere, Anaid Kaloti, Artenisa Ozaj. Gjatë bisedës në studio ish-arbitri, Lorenco Jemini i ka shkrirë së qeshuri të ftuarit.

“Mua më llaston vjehrra”, tha Lorenco dhe të gjithë nisën të qeshnin. “…se e kemi mbajtur në shtëpi disa vite kështu që as për gruan s’më binte mendja fare. Ajo çohej që në orën 7, bënte ujë të ngrohtë me limon kurse bashkëshortja nuk e bën”, vazhdoi Lorenco. “Më ka ikur vjehrra tani dhe jam shumë i mërzitur”, tha ai ndërsa të qeshurat nuk pushonin.