Nëna e Kobe Bryant, Pamela u pa për herë të parë që pas vdekjes së djalit të saj, 41-vjeçar dhe mbesës 13-vjeçare Gigi, në një aksident me helikopter, që u mori jetën dhe shtatë personave të tjerë.Nga pikëllimi, Pamela nuk kishte dalë nga shtëpia e saj në Las Vegas, që nga dita që ndodhi tragjedia, e cila tronditi mbarë botën të dielën e shkuar (26 janar 2020).
Mamaja e Kobe-t u fotografua teksa dilte nga shtëpia e vetme dhe me makinën e saj tip “Ford”, shkoi drejt një salloni bukurie, ku dhe qëndroi për disa orë.Mediat e huaja raportojnë se jeta e Pamela-s dhe Joes (babai i Kobe Brynat), është kthyer përmbys pas vdekjes së djalit dhe mbesës së tyre.